Transmetuar më 14-04-2021, 19:04

Sipas një studimi të kryer në Mbretërinë e Bashkuar gjatë muajve të fundit rreth 93 përqind e njerëzve zhvillojnë antitrupa kundër Covid-19, pas pesë deri në gjashtë javë pasi kanë marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer dhe 87 përqind kur injektohen me dozën e parë të AstraZeneca.

Në këtë studim morën pjesë shkencëtarë nga 20 qendra të ndryshme, ku vunë në dukje antitupat që shkaktohen nga injektimi i vaksinave të lartpërmendura.

Personat të cilët që morën dozën e parë të AstraZeneca, patën një përgjigje më të fortë qelizore.

“Me sa dimë, ky studim është i pari i këtij lloji për të krahasuar si përgjigjet e antitrupave ashtu edhe të qelizave T duke ndjekur një dozë të vetme të vaksinës Pfizer ose AstraZeneca në çdo grup moshë. Gjetjet janë qetësuese sepse shumë vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, kanë zgjedhur të shtyjnë administrimin e dozave të dyta“- tha Paul Moss, profesor i hematologjisë në Universitetin e Birmingham dhe studiuesi kryesor i konsorciumit.

Dr Helen Parry, lektor akademik klinik në Universitetin e Birmingham dhe autorja e  parë i punimit, tha se është e rëndësishme të studiohet se çfarë po ndodh me sistemin imunitar të njerëzve të moshuar pas vaksinimit.

“Përgjigja e vaksinës Covid tek njerëzit e moshuar është me interes të veçantë për ne, sepse ne e dimë që funksioni i sistemit imunitar përkeqësohet me moshën. Ju jo gjithmonë i përgjigjeni vaksinave në mënyrë efektive si popullata e re, por gjithashtu individët e moshuar kanë rrezikun më të lartë për tu infektuar nga Covid-19”, tha ajo.