Transmetuar më 14-04-2021, 17:06

Irani censuron Premier League. Në ndeshjen e luajtur midis Tottenham dhe Mancester United, drejtori i TV shtetëror iranian anuloi disa pjesë të transmetimit të ndeshjes, për të shmangut gjyqtaren femër.

Sipas raporteve nga faqja angleze Mirror, ndeshja u "censuruan" mbi 100 herë për të shmangur transmetimin e imazheve të gjyqtares Sian Massey-Ellis, në televizionet e Republikës Islamike.

Sa herë që transmetuesi anglez e paraqiste gjyqtaren, TV Irani shkëpuste linjën.

Sipas My Stealhy Freedom, një grup që bën fushatë kundër ligjeve diskriminuese gjinore në Iran, vendimi është marrë për të parandaluar shikuesit të shohin këmbët e zhveshura të Massey-Ellis, edhe pse vlerësohet si një nga format më të mira fizike në të gjithë Premier League.

/a.m/NOA.al