Transmetuar më 14-04-2021, 16:35

Dy ndeshjet e radhës, të vlefshme për çerekfinalet e Champions League do të luhen sonte në orën 21:00.

Liverpul – Real Madrid, dhe Dortmund – Manchester City do të jenë përballjet interesante.

City dhe madrilenët vijë me fitore nga ndeshja e parë, por në futboll nuk i dihet asnjëherë.

Në ndeshjet e para, spanjollët mposhtën 3-1 Liverpulin, ndërsa qytetarët e Anglisë triumfuan 2-1 përballë Dortmundit.

Gjithçka mbetet e hapur në ndeshjet e mbrëmjes. /k.k/noa.al/