Transmetuar më 14-04-2021, 15:53

Edhe pse është larguar nga emisioni “Për’puthen”, ajo vijon që të tërheqë vëmendjen e publikut me postimet që bën në rrjetet sociale, apo  sa herë që ftohet në studiot televizive.

Ana Kauri së fundmi mori vëmendjen e fansave me një postim të bërë në “Instastory”.

Ajo shfaqet panë afër një pishine, e veshur sportive.

Teksa po rregullon lidhëset e atleteve, Ana shkruan krahas fotos: “Mos mu ngatërro si lidhëset e atleteve bukurosh”.

Këto fjalë i ka shoqëruar edhe me një emoji puthje.

Por për kë e kishte vallë Ana këtë mesazh ironik?

Fansat do presin për ndonjë postim tjetër, nëse ish-konkurrentja do të zbulojë ndonjë detaj tjetër se kujt i është drejtuar më konkretisht. Kujtojmë se ajo doli nga gara pa gjetur një partner./a.m/NOA.al