Koronavirusi/ Tjetër ditë e rënduar në Kosovë, të dhënat për 24 orë
Transmetuar më 14-04-2021, 15:46

Në Kosovë vijon të jetë e rënduar situata e koronavirusit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 701 raste të reja me COVID-19.

Në spital kanë humbur jetën 14 pacienë.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste, Prishtinë 2, Prizren 2, Viti 2, Gjilan 1 , Klinë 1, Mitrovicë 1, Shtërpcë 1, Skenderaj 1 dhe Suharekë 1 rast”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas autoriteteve shëndetësore sëmundjen e kanë mundur edhe 737 pacientë ndërsa raste aktive janë 13.186. /k.k/noa.al/