Transmetuar më 14-04-2021, 15:18

Një 31-vjeçar me probleme në të dyja mushkëritë, pasi ka marrë një infeksion teksa punonte për të nxjerrë bukën e gojës, bën apel për ndihmë, për të rregulluar aparaturën e frymëmarrjes.

I riu i identifikuar si Roland Zekaj  shprehet se telefonon rreth 3-4 herë në ditë ambulancën për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Ndërkohë një problem tjetër që ka familja Zekaj është dhe largimi i fëmijëve nga familja e tyre. Shteti i ka çuar në shtëpinë e fëmijëve në Shkodër, pasi i ka gjetur në rrugë dukë lypur.

“Përnatë duke u ç’pu, përnatë o fryma o fryma. Kam të dëmtuara të dyja krahët e mushkërive, që prej dy vitesh. Kam marrë infeksione duke siguruar bukën e fëmijëve”, u shpreh Roland Zekaj.

Edhe bashkëshortja e tij nuk punon.

“Unë nuk punoj  sepse kam për tu kujdesur për bashkëshortin dhe fëmijët dhe kam 5 vite. Jemi bër si të shtëpisë me ata të ambulancës sepse i marrim në telefon 3-4 herë në ditë”, tha bashkëshortja e Rolandit për ‘FaxNews’.

“Shteti më ka marrë fëmijët dhe i ka çuar në Shkodër sepse i ka kapur rrugës duke lypur. Nuk kam komunikuar me fëmijët. Kemi bërë gjyq dhe kemi pranuar që fëmijët që të qëndrojnë në Shkodër sepse Rolandi ishte pa kujdes. U bë tre vite dhe nuk e di kujt ti drejtohem që ti marrë prapë”.

“Njëri është 14 dhe tjetri 13 vjeç, dua që ti kem prapë afër vetes. Kemi komunikuar një herë në dy javë dhe s’kanë ardhur këtu që në janar. Unë shumë shumë rrallë shkoj për ti takuar. Takimi i fundit ishte më 24 Mars dhe i vogli kishte ditëlindjen dhe sa i çova që të bëja dhuratën që ja kam bërë me borxhe. Ju lutem që të gjejmë fëmijët e mi dhe të mi kthejnë”, u shpreh bashkëshortja e Zekajt./a.m/NOA.al