Transmetuar më 14-04-2021, 14:59

Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht duke rënë nga kati i shtatë i pallatit.

Ngjarja është raportuar në Maltë, teksa shqiptari ishte duke punuar.

Sipas “Malta Today”, aksidenti ndodhi në orën 08:00 të mëngjesit në Triq il-Qrempuc, në zonën e Bella Vista.

Shqiptari ka gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes.

Identiteti i tij ende nuk dihet, ndërsa për ngjarjen ka nisur një hetim. /k.k/noa.al/