Transmetuar më 14-04-2021, 14:31

Danimarka do ta pezullojë përgjithmonë AstraZeneca nga programi i saj i vaksinimit. Lajmet e raportuara nga media daneze "TV2" parashikojnë vendimin e qeverisë, në një konferencë për shtyp e planifikuar sot 2 pasdite.

Qeveria daneze do të paraqesë një kalendar të ri të azhurnuar në të cilin AstraZeneca nuk do të përfshihet më, duke detyruar të gjithë programin e vaksinave të vonohet me disa javë.

Sipas ekspertëve  në këtë mënyrë vaksinimi nuk do të mbyllet para fundit të vitit.

Po ashtu është pezulluar edhe përdorimi i vaksinës Johnson & Johson deri në një afat tjetër pas lajmeve në SHBA, se kjo vaksinë shkakton probleme me trombozat.

/a.m/NOA.al