Transmetuar më 14-04-2021, 09:55

PSG dhe Chelsea janë dy gjysmëfinalistet e para të Champions League. Parizienët edhe pse kanë humbur në shtëpi, kanë arritur të kalojnë Bayernin falë golave në fushë kundërshtare.

Me rezultat minimal fituan gjermanët në Paris, falë një goli të Choupo-Moting, por tashmë do të duhet vetëm të dorëzojnë trofeun që fituan vitin e kaluar.

Nga ana tjetër edhe Chelsea kalon në gjysmëfinale edhe pse në ndeshjen e dytë ndaj Portos ka toleruar. Londinezët humbën 0-1 në Sevilla ndaj portugezëve, edhe pse goli i vetëm u shënua në minutën e fundit nga Taremi duke mos rrezikuar kualifikimin e bluve.

Sonte pritet të zbulohen se kush do të jenë gjysmëfinalistet e fundit, mes Real Madrid e Liverpool dhe Dortmund e Manchester City./K.B/NOA.al