Transmetuar më 14-04-2021, 09:48

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka denoncuar sot, sipas tij një tjerët dështim të qeverisë, ku shkruan se korrupsioni është i përhapur në çdo degë të shoqërisë.

Përmes një statusi në “Facebook”, Basha thekson se 34 për qind e familjeve shqiptare paguajnë rryshfet për shërbime bazike.

“Cila është përqindja e familjeve shqiptare që janë detyruar që të paguajnë ryshfet për të marrë një shërbim bazik?

Janë 34 për qind. Sipas Transparency International, vendi ynë renditet i pari në rajon me një nivel ryshfeti 34 për qind”, u shpreh Basha./K.B/NOA.al