Transmetuar më 13-04-2021, 23:56

Para pak ditësh u nda nga jeta Duka i Edinburgut, Princ Philip bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth II. Princ Philip vdiq në moshën 99 vjeçare në Kështjellën Windsor, ndërsa vetëm para pak javësh kishte kaluar Covidin.

Kjo ngjarje tronditi Pallatin Mbretëror dhe jo vetëm pasi homazhet në nder të tij ishin të shumta dhe nga e gjithë bota.

Politikanë dhe figura të njohura nga e gjithë bota bënë homazhe në nder të tij, por mes tyre pati edhe njerëz të thjeshtë që në shenjë respekti dhe nderi vlerësuan figurën e tij në atë ditë që po i jepej lamtumira e fundit.

Mes tyre ishin edhe dy shqiptarë që prej 20 vitesh jetojnë në Angli.

Në redaksinë e JOQ ALBANIA mbërriti një mesazh nga vetë vëllezërit shqiptarë nga Tropoja, Gëzim Ndoci dhe Ferit Ndoci.

Ata treguan se të shtunën në nder të Princit Philip bënë homazhe në Windsor Castle me një kurorë me lule shumë të veçanta. Për të treguar bashkimin mes dy vendeve, ata kishin marrë një kurorë me lule me dy zemra të bashkuara, Shqipëria dhe Kosova.

Mesazhi i mbërritur në JOQ:

“Pershendetje JOQ Jemi 2 Vellezer Shqiptare nga Tropoja Gezim Ndoci & Ferit Ndoci qe jetojme ne Angli prej 20 vitesh me familje, Te Shtunen menduam qe te bejme Krenare cdo Shqiptare dhe beme Homazhe ne Windsor Castle Per Princ Philip me nje kurore lulesh pak sa te vecante. 2 Zemra te bashkuara Shqiperia & Kosova .! Rip Prince Phillip/ Faliminderit nese mundeni ta postoni.“përfundojnë ata.