Transmetuar më 13-04-2021, 19:15

Një video tronditëse tregon një ngjarje në Londër, ku rrëmbyesit sulmuan një burrë dhe e tërhoqën atë në pjesën e pasme të një furgoni duke e rrahur.

Pamjet e filmuara nga një dëshmitar i rastit tregojnë  tre burra që tërheqin me forcë një person, ngjarje kjo që ka ndodhur gjatë ditës në Londër.

Një një deklaratë,  policia tha se deshmitarët panë dy burra të dilnin nga furgoni dhe të tërhiqnin një person në pjesën e pasme të automjetit pasi e goditën disa herë.

Furgoni më pas u largua, i ndjekur nga afër nga një BMV e zezë, shoferi i së cilës kishte folur me personin që u sulmua disa momente para mbërritjes së furgonit.

Furgoni u gjurmua në zonën e Chigwell dhe më pas u ndal në Brooks Parade, Chigwell.

Policia ka arritur të arrestojë dy persona të moshës 20- vjeçare, ndërsa hetimet vazhdojnë të jenë në proces për arrestimin e personit të tretë të përfshirë në këtë ngjarje. Personi i sulmuar, 30 vjecar, u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.