Transmetuar më 13-04-2021, 12:32

Një burrë është vrarë sot në Dibër pasi u qëllua me armë zjarri në një konflikt ende të paqartë me dy vëllezër. Ngjarja ka ndodhur para gjysmë ore, raporton noa.al.

Viktima është Xhetan Konesha, 50 vjeç, raporton noa.al. Ai u qëllua me automatik duke marrë plagë të rënda dhe vdiq më pas në spital.

Policia lokale tha se ka identifikuar si autorë të krimit, vëllezërit M.M., 42 vjeç dhe A.M., 30 vjeç, banues në fshatin Luzni, Dibër.

Vëllai më i vogël është arrestuar nga Forcat policore, kurse 42 vjeçari është shpallur në kërkim.

Sakaq është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se autorët kanë plagosur me pasojë vdekjen, 50-vjeçarin.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, thanë se pas marrjes së informacionit se në fshatin Luzni, Dibër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dy vëllezër kishin plagosur me armë zjarri fqinjin e tyre, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e njërit prej autorëve, shtetasin M. M., 30 vjeç, banues në fshatin Luzni, Dibër.

Ndërkohë vijon ndjekja dhe krehja e zonës për kapjen e bashkautorit tjetër të ngjarjes, shtetasit A. M., 42 vjeç, i cili pas ngjarjes është larguar në pyll.

"Dy vëllezërit, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri automatik shtetasin Xh. K., 50 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital", tha policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Foto arkiv. Në video, nga arrestimi i të dyshuarit: