Transmetuar më 13-04-2021, 11:45

Partizani është shpallur kampion i Shqipërisë për herë të katërt radhazi në volejboll për femra.

Një trofe që e ka ngritur pasditen e së hënës në sallën kryesore të Pallatit të Sportit, “Asllan Rusi”, teksa në finalen e tretë të titullit kampion, Partizani mundi Tiranën, thellësisht 3-0.

Partizani fitoi me setet 25-11, 25-17 dhe 25-20 dhe në fund kampione e Shqipërisë.

Vajzat e skuadrës kryeqytetase fituan edhe Kupën e Shqipërisë më 14 mars, duke mbyllur një sezon që foli tërësisht për Partizanin.

Kupën kapitenes Çezarina Xheka ia dorëzoi  zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Dashamir Brari, që së bashku me anëtarin e kryesisë Sokol Halili dhe sekretarin e përgjithshëm Albens Vokopola, shpërndanë dhe medaljet për të gjitha vajzat finaliste.

Dita e sotme rezervon finalen e tretë për titull kampion mes volejbollit të meshkujve. Partizani-Erzeni do të luhet në ora 18:00 në sallën olimpike “Feti Borova”./a.m/NOA.al