Transmetuar më 13-04-2021, 11:07

Vitet ’90 janë rikthyer në modë vit pas viti dhe ky sezon nuk bën përjashtim. Së pari ishin këmishat e xhinsit apo fustanet e mëndafshit, ndërsa tani janë këpucët.

Trendet e asaj periudhe janë padyshim elegante dhe ju mund t’i stiloni në mënyra të reja, duke bërë një miks mes stilit “të ri” dhe atij klasik. Më poshtë, njihuni me 5 modelet e viteve 1990, që tashmë janë pjesë e sezonit të pranverës 2021:

Kambale "ushtaraku" Kambalet "ushtarake" ose "rock" janë rikthyer edhe këtë sezon, por kësaj radhe mund t’i kombinoni me një fustan me lule apo një fund të shkurtër.

Sandale "Gladiatori" A ka një sezon që këto sandale nuk kanë qenë IN? Duken aq bukur, sa vështirë të thuash "jo".

Sandale me rripa Ky trend minimalist është perfekt kur doni të shtoni një nuancë elegance në veshjen tuaj. Xhinse dhe bluzë e thjeshtë? Shtoji një palë sandale të tilla. Fustan minimalist mëndafshi? Shtoji një palë sandale të tilla. Një fund treçereksh dhe crop-top? Okay, tani e dini përgjgigjen.

Këpucë "chunky loafers" Perfekte për një kombinim serioz, klasik apo diçka më casual. Këto këpucë janë për gjithçka!

Atletet me dizajn kuadratesh Ndihu edhe njëherë si adoleshent me këto atlete. Kombinimi bardhë e zi mbetet klasiku! /S.H /NOA.al