Transmetuar më 13-04-2021, 08:59

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, i akuzuar për "Përndjekja" dhe "Heqja e paligjshme e lirisë".

Me një njoftim për mediat, policia bën me dije se 35-vjeçari me inicialet A.K përndiqte ish-të dashurën dhe e ka marrë me forcë në mjetin e tij.

Mësohet gjithashtu se 40 vjeçarja u dhunua fizikisht nga 35 vjeçari.

Pas kësaj e reja e ka denoncuar në Polici, dhe më pas ai është arrestuar, pasi prej kohësh i krijonte asaj ndjenjën e pasigurisë për jetën.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale "Përndjekja" dhe "Heqja e paligjshme e lirisë" i shtetasit A. K., 35 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ka marrë me forcë në mjetin e tij, ish të dashurën", njofton policia. /S.H /NOA.al