Transmetuar më 13-04-2021, 07:40

Kryeministri Edi Rama i ka uruar agjërim të lehtë besimtarëve myslimanë, që nisin sot muajin e shenjtë të Ramazanit.

"Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët myslimanë në muajin e bekuar të Ramazanit", shkruan Rama në një postim në Facebook.

Vlera e muajit të Ramazanit është e madhe për myslimanët, sepse pikërisht në këtë muaj ka filluar zbritja e Kur’anit. Sipas fesë islame, çdo besimtar mysliman, është i detyruar të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfrit, si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji me nevojtarët./S.H /NOA.al