Transmetuar më 12-04-2021, 21:51
Foto ilustruese

Një burrë rreth 60 vjeç humbi jetën para pak minutash pasi u qëllua me armë zjarri në banesën e tij në Tiranë, raporton noa.al.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, në Astir. Policia tha se në banesën e tij është gjetur i vdekur pasi ishte qëlluar me armë gjahu çifte, shtetasi F. I., rreth 60 vjeç, banues në Astir Tiranë.

Policia tha se të gjitha dyshimet të çojnë në një vetëvrasje për motive ende të paqarta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.