Transmetuar më 12-04-2021, 19:14
Përfundimisht Atdheu është rikthyer si konkurrent në studion e emisionit Përputhen në Top Channel.
Javën që kaloi ai u rikthye në studio për t’u sqaruar me Antonelën.
Kjo e fundit shprehu dëshirën për të pasur një takim me Atdheun kështu që i kërkoi produksionit rikthimin e tij.
Dakord me këtë vendim ishin dhe vajzat e tjera.
Megjithatë produksioni hapi një televotim për të ditur mendimin e publikut.
Publiku me 60% të votave vendosi rikthimin e Atdheut. Ai u rikthye në studio dhe tha se ndihej si konkurrent i ri tani.