Transmetuar më 12-04-2021, 16:17

Enca Haxhia këto ditë po shijon pushimet në Dubai. Në vendin e lakmueshëm për pushime ajo ka provuar eksperienca të ndryshme të cilat i ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Këngëtares i është kërkuar që të vendosë maskën si rregull për t’u mbrojtur nga Covid-19 dhe zgjedhja e saj ka qenë tepër unike.

Enca Haxhia ka realizuar një video, nëpërmjet së cilës tregon se në vend të një maske të zakonshme, ajo përdor pjesën e sipërme të rrobave të banjos.

“Kur më thonë të mbaj maskë”, shkroi artistja krahas postimit.

Enca tregoi se ka plane të mëdha për këtë vit gjithashtu.

Në një Instastory, ajo shkroi:

“2021 është viti im! Këtë vit do të publikoj shumë këngë dhe do të shkoj me pushime çdo muaj”.

Ndër të tjera, ajo zbuloi një pjesë të këngës së re që titullohet “Zemër”, të cilën pritet ta publikojë së shpejti.

I pyetur për të dashurin, ajo tha se “Nuk kam nevojë për boyfriend. I Kam dy copë këtej. 1 dhe 1, si t’ju them”, u shpreh këngëtarja duke e shoqëruar mesazhin me emoji./a.m/NOA.al