Transmetuar më 12-04-2021, 14:39

Ka ndërruar jetë në spital pak orë pas plagosjes 60-vjeçari, Ilir Muça. Ai mbeti i plagosur me thikë pas një sherri të ndodhur sot rreth orës 13:00 në Gjirokastër.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen e njohur si “Pazari i Vjetër”.

Sipas policisë 57-vjeçari Afrim Naifi akuzohet se ka goditur me thikë 60-vjeçarin pas një konflikti të çastit.

I plagosuri u dërgua  fillimisht në spital, ku pavarësisht ndihmës së mjekëve nuk ia doli të mbijetonte.

Ndërkohë, janë ende ta paqarta rrethanat e kësaj ngjarje.

Policia ka ndaluar dhe shoqëruar të dyshuarin, ndërsa po hetohet për të zbardhur motivin e ngjarjes.

/a.m/NOA.al