Transmetuar më 12-04-2021, 12:05

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur verifikimet për nxjerrjen e të dhënave personale të votuesve në Tiranë.

SPAK është duke verifikuar nëse ky database është vënë funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Për të verifikuar nëse janë te njëjta me ato të publikuara edhe në media, SPAK do të marrë kopje të të dhënave te e-Albania në Kryeministri.

Portali qeveritar E-albania është vënë në dyshim pasi u ka publikuan fakte se si PS zotëron të dhëna personale të votuesve që mund të jenë marrë nga zyrat e qeverisë.

Lidhur me këtë PD në një reagim kërkoi dje nisjen e hetimeve nga SPAK duke e cilësuar si shkelje të rëndë të privatësisë. Nga ana tjetër PS i ka mohuar akuzat./K.B/NOA.al