Transmetuar më 12-04-2021, 10:43

Shëndeti mendor i një personi është po aq i rëndësishëm sa shëndeti i tij fizik.

Problemet e shëndetit mendor mund të shfaqen për shkak të stresit, vetmisë, depresionit, ankthit etj.

Si mund t’i largojmë këto probleme duke përdorur vetëm përbërës natyralë?

Konsumimi i çajit të kamomilit mund të ndihmojë

Sipas studimit, thjesht aroma e kamomilit qetëson trurin dhe organizmin e stresuar.

Shkencëtarë të tjerë të fushës thonë se çaji i kamomilit rrit nivelet e melatoninës dhe serotoninës në organizëm.

Këto dy hormone janë të domosdoshme për një jetë pa stres dhe shqetësime.

Një teori tjetër për efikasitetin e kamomilit thotë se flavonoidi apigeninë që gjendet tek kamomili lidhet me receptorët e trurit dhe nxit qetësimin e tyre.

Përveç stresit, kamomili është shumë i mirë kundër migrenës dhe dhimbjeve të kokës.

Ai eliminon simptomat klasike të ankthit.

Nëse keni kaluar një ditë të lodhshme, stresuese të mbytur në punët e përditshme, e doni të gjeni qetësinë shpirtërore mos shkoni më larg se sa kuzhina juaj.

Me siguri aty do të gjeni përbërësit e duhur për përgatitjen e një çaji fantastik shlodhës për mendjen e shpirtin.

I përgatitur me kamomil, lëkura të thata argrumesh, mandarina, portokalle dhe limona.

Shoqëruar bashkë me kanellë e karafila dhe ëmbëlsuar me pak mjaltë, ky çaj i shëndetshëm është një balsam i vërtetë që nxit qetësinë shpirtërore, pozitivitetin në mendje, gjumin e qetë dhe zgjon ëndrrat e mira.

Nëse shtrihemi të flemë duke qenë të stresuar dhe jo të qetë me një lumë mendimesh që na mundojnë dhe që përpiqemi t’u japim zgjidhje, ne përcjellim tension në sistemin tonë nervor duke nxitur një gjumë jo të qetë dhe aspak shplodhës.

Kombinimi i përbërësve të këtij çaji janë fantastik në shplodhjen e mendjes duke dhuruar kënaqësi shpirtërore si dhe çlirimin e energjive pozitive.

Lëkurat e agrumeve kanë vlera të jashtëzakonshme përsa i përket vitaminave që ato mbartin ashtu si edhe ushqyesve të tjerë natyralë.

Të kombinuara me kamomilin, i cili njihet gjerësisht në botën e mjekësisë për efektin e fortë qetësues që ka, bashkë me aromat dhe shijet fantastike të xhinxherit, kanellës dhe karafilit të gjithë këta përbërës shndërrohen në një çaj që të magjeps tërësisht.

Më poshtë do të gjeni recetën për përgatitjen e çajit që nxit qetësinë shpirtërore, përbërësit e të cilit gjenden me patjetër në kuzhinën e kujtdo.

Si ta përgatisni krejt lehtë në shtëpi

Përbërësit

Kamomil

Lëkura të thata mandarinash

Lëkura të thata limonësh

Lëkura të thata portkallesh

Pak xhinxher

Kanellë

Karafila

Pak mjaltë

Përgatitja

Hidhni në një filxhan të madh çaji një lugë kafeje me lëkura të thata mandarinash, portokallesh, limonash dhe kamomili.

Shtoni pak pluhur kanelle dhe disa karafila.

Zjeni ujë dhe hidheni të nxehtë në filxhanin e çajit.

Lëreni për 15 minuta dhe trazojeni herë pas here.

Në fund hidhini një lugë çaji me mjaltë dhe trazojeni sërish.

Pijeni të ngrohtë para se të flini gjumë. Do të shihni se si shija unike dhe aromat fantastike do t’iu përfshijnë tërësisht duke u ofruar qetësi pozitive /S.H /NOA.al