Transmetuar më 11-04-2021, 17:06

Vitin e fundit ndoshta kafeja turke ka gjetur përdorim më të gjerë se zakonisht.

Kjo për arsyen e vetme që ka të bëjë me koronavirusit, dhe frikën e njerëzve për të dalë nga shtëpia.

Por ka disa detaje të rëndësishme të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në shijen e kafesë turke.

Bluarja

Bluarja e kafesë në çast do ta bënte atë më të shijshme, dhe me aromë të këndshme.

Ndërkohë, sasinë që mbetet duhet ta ruani në enë prej qelqi, të mbyllur.

Filxhani

Duhet të përdroni gjithmonë filxhan më të vogël se ai i kafesë ekspres.

Xhezveja

Edhe kjo ka të bëjë shumë, dhe sugjerohet që xhezveja të jetë prej bakri ose inoksi.

Nuk duhet të jetë më e madhe sesa për dy kafe bashkë.

Sheqeri

Ekspertët thonë se sheqeri duhet hedhur në fillim të përgatitjes së kafesë.

Uji

Filxhani ku do të serviret kafeja përdoret si njësi matëse për ujin. /k.k/noa.al/