Transmetuar më 11-04-2021, 15:17

Një pensionist në Torino të Italisë ka vrarë 4 persona ditën e sotme.

Sipas medieve të vendit fqinj, ai ka vrarë gruan dhe fëmijën e tij me aftësi të kufizuara, dhe më pas vrau edhe çiftin që kishte shtëpinë ku ata banonin.

Pasi kreu krimin e katërfishtë, ai tentoi të vriste edhe veten, por mbeti i plagosur rëndë.

Ngjarja u konstatua në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa 83-vjeçari , Renzo Tarabella, qëlloi veten në fytyrë sapo policia hyri brenda në banesë.

Alarmin për vrasjen e dha vajza e dy të moshuarve, pronarë të shtëpisë, e cila banonte në ndërtesën përballë prindërve të saj.

Një hetim ka nisur për këtë ngjarje tragjike. /k.k/noa.al/