Transmetuar më 11-04-2021, 11:12

Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur Dibrën. Sipas burimeve zyrtare ngjarja ka ndodhur natën duke gdhirë dita e sotme.

Policia tha se 44-vjeçarja Miranda Markja ka goditur me mjet prerës, thikë, vjehrrën e saj shtetasen Naile Markja, 74 vjeçe, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas ngjarjes u bë arrestimi në flagrancë i 44-vjeçares, banuese në fshatin Mburrim, Maqellarë.

Policia bën me dije në njoftimin zyrtar se ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes në banesën ku paraprakisht dyshohet për motive të dobëta.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës që dyshohet se është përdorur nga autorja e ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrdhënieve familjare”. /K.B/NOA.al