Transmetuar më 11-04-2021, 08:40

Një zjarri në garazhin e një pallati ka alarmuar banorët e tij mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Zjarri ka rënë rreth orës 07:30 në rrugën “Fadil Deliu”.
Policia njofton se shërbimet e zjarrfikëses dhe efektivët po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve si dhe shuarjen e zjarrit.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./K.B/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





