Transmetuar më 10-04-2021, 23:32
Foto ilustruese

Dy granata kanë shpërthyer mbrëmjen e sotme në Prishtinë të Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “Asllan Pireva” në kryeqytet.

Përveç dëmeve materiale, fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Policia është në vendin e ngjarjes aktualisht ku po kryen hetimet e nevojshme.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Rreth orës 22:00 është raportuar se në rrugën ”Asllan Pireva” në Prishtinë janë dëgjuar detonime.

Menjëherë pas marrjes së kësaj informate policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme, të sigurisë si dhe ato hetimore-ekzaminuese.

Informacionet e para flasin për shpërthimin e  dy mjeteve shpërthyese  të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar pasoja në njerëz përveç dëmeve materiale.

Aktualisht të gjitha njësitë e nevojshme policore për të menaxhuar me situatën dhe hetuar rrethanat e rastit janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e duhura policore./noa.al/