Transmetuar më 10-04-2021, 20:45

Mbërrijnë në Shqipëri ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey, të cilët do të kryejnë trajnime me Forcat e Armatosura Shqiptare për stërvitjen "Defender 21".

Gjithashtu ushtarët amerikanë do të ndihmojnë Shqipërinë në përgatitjen për të marrë dy helikopterë UH-60A Blackhawk nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata u pritën në aeroport nga ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim.

 “Ambasadorja Yuri Kim mirëpret ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë. Ata do të ndihmojnë Shqipërinë në përgatitjen për të marrë dy helikopterë UH-60A Blackhaëk nga Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu do të kryejnë trajnime për të përgatitur Forcat e Armatosura Shqiptare për stërvitjen Defender 21.”-thuhet në postimin e ambasadës së SHBA.