Transmetuar më 10-04-2021, 20:35

Takimi i Linditës dhe Naumit në "Përputhen +40", nuk ka shkuar në drejtimin e duhur.

Ishte Lindita që kërkoi të përfundonte takimi pasi ndihej e bllokuar dhe u shpreh se Naumi po e dridhte muhabetin.

Lindita: Nuk e di pse e kam këtë përshtypjen, ndoshta gabohem, por bllokohem kur flas me ty. Më ikin të gjitha fjalët.

Naumi: Edhe unë erdha më ndryshe, por edhe unë sikur bllokohem.

Lindita: Në cfarë kuptimi ti?

Naumi: Nuk jam i bllokuar fare, fshije o vllai.

Lindita: Unë jam e bllokuar nga ana jote në sensin jo të mirë të fjalës.

Naumi: Dhe unë njësoj.

Lindita: Po deri tani po të bëja komplimente. Mendoj se nuk kemi për të thënë më asgjë me njëri-tjetrin. Më mirë ta mbyllim këtu se shiko si e dredh ky.