Transmetuar më 10-04-2021, 19:43

Një e mitur nga Rrësheni ka rrëfyer historinë e trishtë të familjes së saj, e cila ndodhet në kushte të mjerueshme.

Jonida ka rrëfyer për emisonin “Shqiptarët për Shqiptarët” se nuk e ka festuar asnjëherë ditëlindjen, nuk ka marrë asnjëherë një tortë me qirinj si bashkëmoshatarët e saj, pasi nëna e saj nuk ka mundësi për t’i blerë një dhuratë dhe nuk i tregon se kur e ka ditëlindjen.

“Kurrë nuk kam festuar asnjë ditëlindje si gjithë të tjerët, kurrë, vetëm kur më kanë ftuar unë thosha po kur do të më bjerë ditëlindja mua a do kem ndonjë dhuratë ndonjë tortë, të paktën të isha dhe unë si fëmijët e tjerë, nuk e festojmë dot, aq sa mundemi, vetëm bukë të përditshme kemi për me hangër.

Mami ma fsheh nuk ma tregon, ajo nuk ka mundësitë e duhura, ishte në vështirësi, për ne për vete, nuk e shikoja dot ashtu duke qarë”, thotë mes lotësh Jonida.