Transmetuar më 10-04-2021, 18:02

Një sasi prej të paktën 100 kg kokainë është kapur ditën e sotme në Portin e Durrësit.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se sasia e kokainës ishte ndarë në 200 pako.

Sasia e kokainës ishte fshehur në tavanin e kontejnerit me banane.

Kontejneri që importonte banane vinte për llogari të kompanisë me seli në Tiranë Massabi Fruits.

Nuk ka asnjë të dhënë nëse kompania në fjalë ka lidhje me sasinë e kokainës së kapur në portin e Durrësit.

Kompania operon në treg që prej vitit 2018 me importin e bananeve nga Amerika Latine.

Në media janë publikuar emrat e ortakëve të kësaj kompanie janë Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti, të cilët nuk kanë pasur probleme më herët me drejtësinë.

Ata kanë mohuar kategorikisht përfshirjen në trafikun e kokainës.