Transmetuar më 10-04-2021, 15:18

Një 29 dhe 24-vjeçar nga Shqipëria janë arrestuar nga policia e Maqedonisë së Veriut, për shkak se në kufirin “Qafë Thanë” kanë dorëzuar të dhëna të pasakta.

Krahas kësaj, ata kishin sulmuar fizikisht policët në kufi.

“Më 09.04.21 në ora 13:15 në Kalimin Kufitar “Qafë Thanë” policia ka arrestuar H.B.(29) dhe G.B.(24), të dy nga Shqipëria, sepse gjatë kontrollit kufitar G.B. ka dorëzuar të dhëna të pasakta për qëllimin e udhëtimit dhe qëndrimit në shtet, kurse më pas të dy të denoncuarit janë sjellë në mënyrë agresive dhe fizikisht kanë sulmuar policët. Personat pas udhëzimeve të gjykatësit të Gjykatës Themelore Strugë janë dërguar te Gjykata për procedurë të mëtutjeshme”/S.H /NOA.al