Transmetuar më 10-04-2021, 11:54
Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka bërë një sërë arrestimesh në flagrancë për vepra të ndryshme penale.

Dy vajza janë arrestuar në Tiranë nën akuzë për mashtrim.

Policia prangosi shtetasen V. G., 29 vjeçe, sepse dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka falsifikuar dokumentacione dhe kontrata pune si dhe u premtonte shtetasve të ndryshëm se do ti punësonte në shtetin Gjerman, duke përfituar shuma të ndryshme në lekë dhe euro.

Ditën e enjte i janë referuar materialet Gjykatës së shkallës së parë edhe për shtetasen I.K , 26 vjeç pasi kjo shtetase i ka përvetësuar me anë të mashtrimit një shumë të konsiderueshmë parash shtetases R.N.

Nga policia janë arrestuar edhe disa persona të tjerë.

Dy shtetas D.S ,23 vjeç dhe D.B ,20 vjeç janë arrestuar nga forcat “Shqiponja” pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e lëndës narkotike kanabis dhe një shumë parash, ka bërë me dije Policia.

Policët e komisariatit numër 1, në Tiranë kanë bërë po ashtu edhe arrestimin e shtetasit A.B ,28 vjeç pasi ky i fundit sipas informacioneve të Policisë ka ushtruar dhunë ndaj një punonjësi të sektorit të asfaltimit të Bashkisë Tiranë.

Punonjësi i dhunuar ka marrë ndihmën mjekësore pas goditjeve që ka marrë nga i riu.

Një 62 vjeçar me iniciale Q.B është arrestuar në flagrancë pasi ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu policia po punon për kapjen e shtetasit V.Sh 38 vjeç pasi ka qëlluar me thikë shtetasin L.P 42 vjeç i cili po merr kujdesin mjekësor.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes e cila sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i plotë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

D.S., 23 vjeç dhe D. B., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtyre dy shtetasve nga sherbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabisi dhe një shumë parash.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 28 vjeç, pasi në rrugën “Mahmut Daci”, ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e sektorit të asfaltimit së Bashkisë Tiranë, i cili ka marrë ndihmën mjeksore në spital.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Q. B., 62 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Më datë 09.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen V. G., 29 vjeçe,  sepse nëpërmjet mashtrimit ka falsifikuar dokumentacione dhe kontrata pune si dhe u premtonte shtetasve të ndryshëm se do ti punësonte në shtetin Gjerman, duke përfituar shuma të ndryshme në lekë dhe euro.

Më 8 prill .04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen I. K., 26 vjeçe, sepse më anë të mashtrimit ka përvetësuar një shumë të konsiderueshme parash, shtetases R. N.

Më datë 09.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit V. Sh., 38 vjeç, pasi në rrugën “Petrit Radovicka”, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin L. P., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.