Transmetuar më 10-04-2021, 08:04

Humb betejën në moshën 54 vjeçe nga Covid-19 gazetarja e njohur nga Shkodra.

Gazetarja Anila Dushi nuk arriti ta fitojë këtë luftë me virusin.

Dushi është një gazetare e njohur në Shkodër, por edhe në Shqipëri me një karrierë të pasur, ku ka punuar në mediat lokale dhe kombëtare.

Ajo ishte edhe mësuese në shkollën "Ali Laçej".

Kolegu i saj, gazetari Ardi Hoti dha njoftimin në Facebook duke shkruar:

“Covidi na mori nje nga gazetaret qe pervec nje kolege e mike e mire u kthye ne nje “nene” te dyte me keshillat qe i jepte cdo kolegu gazetare. Pothuajse i gjithe brezi i ri gazetareve ne Shkoder u rrit ne kompjuterin tend. Ne ate kompjuter gjenden fotot e gazetareve qe kur ishin “femije” e derisa u bene me femije. E veshtire per kedo ti thot lamtumire Anila Dushit”, shkroi në mesazhin e tij Ardi Hoti.

/a.m/NOA.al