Situata në Aeroport, Basha: Dështimi i radhës i Edi Ramës
Transmetuar më 08-04-2021, 18:48

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar sërish për atë që ndodh në Aeroportin e Rinasit, me grevën e punonjësve të Albcontroll.

Lulzim Basha i jep konotacion politik situatës, duke thënë se përgjegjës për këtë është Edi Rama.

“Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Këto zgjedhje do të vendosin nëse do të ndryshojmë dhe anëtarësohemi në BE ose do të vazhdojmë me Ramën për akoma dhe më shumë dështime.

Edhe ajo që po ndodh me aeroportin e Rinasit është dështimi i radhës i një njeriu që i ka vendosur interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari.

Ndryshimi është në duart tuaja, është në votat tuaja. Kudo shoh ngazëllimin e qytetarëve shqiptarë. Le të sjellim së bashku fitoren më të madhe në historinë e Shqipërisë! Le të arrijmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne”, shkruan Basha në Facebook. /k.k/noa.al/