Kapet një i dënuar për falsifikim vulash dhe stampash, në pranga edhe një “mashtrues”
Transmetuar më 08-04-2021, 15:20

Një 44-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi gjykata e këtij qyteti e kishte dënuar atë me gjashtë muaj burg për akuzën e falsifikimit të vulave dhe stampave të formularëve.

Burri nga Tirana, me inicialet S. V, ishte shpallur në kërkim.

Gjithashtu, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim S. V., 35 vjeç, banues në Korçë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 09.07.2019, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Organet hetimore po merren me rastet për të parë nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këto ngjarje. /k.k/noa.al/