Reuters: Hapet pjesërisht aeroporti i vetëm i Shqipërisë pas grevës, qeveria rimori kontrollin me policë
Transmetuar më 08-04-2021, 15:02

Aeroporti i vetëm i Shqipërisë, që ndodhen në kryeqytetin e Tiranës, u rihap për fluturime thelbësore dhe emergjente të enjten pas një greve nga kontrollorët e trafikut ajror.

Fluturimet tregtare pritet të rinisin të Premten, tha një zyrtar qeveritar.

Agjencia “Reuters” i ka dedikuar një artikull situatës së fundit në aeroportin tonë, pas pezullimit të fluturimeve që zgjatë rreth 24 orë.

Rreth 70 kontrollorë të trafikut ajror hynë në grevë të Mërkurën pasi pagat e tyre mujore u përgjysmuan në rreth 2,490 dollarë për shkak të një ulje 57% të trafikut ajror të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Në përgjigje të grevës, qeveria mori kullën e kontrollit. Një reporter i Reuters pa automjete të blinduara dhe policinë atje.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi rinisjen e fluturimeve emergjente për të Enjten dhe fluturimet tregtare për të Premten në mëngjes.

"Si rezultat i kësaj greve të paligjshme, vaksinat (koronavirus) që duhej të mbërrinin dje do të zbarkojnë sot," tha ajo në një konferencë shtypi.

Uebfaqja e aeroportit tha se 19 fluturime të planifikuara për të premten ishin anuluar.

/a.m/NOA.al