Transmetuar më 08-04-2021, 14:24

Pas bllokimit një ditor kanë rinsur sot fluturimet emergjente në Aeroportin e Rinasit në Tiranë.

Mësohet se po kryhen fluturime nga Tirana në drejtim të Dubait.

Nga fotot në Rinas vihet re prania e disa kontrollorëve të trafikut ajror në kullat e vrojtimit të aeroportit “Nënë Tereza”.  Ndërkaq në aeroport nuk mungojnë as uniformat blu.

Sot ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri me dije rinisjen e fluturimeve esenciale, ndërsa paralajmëroi se nesër do të rikthehen ato komerciale.

Ministrja u shpreh se sot do të kryhen vetëm fluturimet emergjente që lidhen me çështje humanitare, shëndetësore, diplomatike, shtetërore dhe ushtarake./a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd