Transmetuar më 07-04-2021, 18:17

Edhe në 24 orët e fundit situata e koronavirusit në Shqipëri paraqitet e qëndrueshme.

Janë bërë 2 mijë e 538 testime për raste të dyshuara, dhe kanë rezultuar pozitivë 256 qytetarë.

31 raste në Shkodër, 29 raste në Korçë, 28 raste në Tiranë, 19 raste në Fier, Berat, 15 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, Gjirokastër, 9 raste në Vlorë, 8 raste në Devoll, 7 raste në Krujë, 6 raste në Lushnje, Pogradec, Ura Vajgurore, 5 raste në Kukës, Patos, 4 raste në Tepelenë, Peqin, Skrapar, 3 raste në Tropojë, Delvinë, Malësi e Madhe, Prrenjas, 2 raste në Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Vau i Dejës, Dibër, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Mat, Sarandë, Fushë Arrëz, Selenicë, Kolonjë, Finiq, Poliçan.

Në të gjitha spitalet Covid, janë raportuar 8 humbje jete, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora,1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 67 – 84 vjeç.

Ka një rënie të fluksit të pacientëve të shtruar, ku aktualisht po marrin trajtim mjekësor 256 të tillë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 565 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 95,600 që nga fillimi i epidemisë.

Në mbledhjen e sotme, Komiteti Teknik i Ekspertëve mbajti të pandryshuara masat për parandalim të përhapjes së infeksionit. /k.k/noa.al