Transmetuar më 07-04-2021, 17:43

Për shumë prej nesh nuk ka gjë më të bukur sesa të jesh në një lidhje, të kesh një njeri që të do dhe të dish se është gjithmonë dikush që mendon për ty.

Mirëpo, disa njerëz duket se nuk janë bërë për të qenë partnerë të mirë. Ata funksionojnë dhe organizohen shumë më mirë nëse janë single.

Pjesa më e madhe e këtyre shenjave që do t’ju preznatojmë më poshtë, veçanërisht nëse janë femra, frustrohen kur ndodhen në një marrëdhënie, ndaj ndjehen se janë më mirë beqare.

Virgjëresha

Për gratë e lindura nën këtë shenjë, takimet mund të jenë shumë rraskapitëse, sidomos nëse partner ii tyre nuk është i dashuruar sa ato. Ja përse, kur janë single, e përqendrojnë të gjithë energjinë e tyre në punë dhe bëjnë atë që duan më shumë, pa patur dikë që të pengojë jetën e tyre.

Bricjapi

Gratë e kësaj shenje kalojnë gjithë kohën e tyre duke zbatuar sa më mirë detyrat e tyre kur janë single, gjë që u lejon atyre të progresojnë dhe të përmirësohen. Për këtë arsye, pa dyshim, motoja e tyre është : “më mirë vetëm se të keqshoqëruara”

Binjakët

Preferojnë vetminë, sepse duan të rrijnë me njerëzit me të cilët mund të ken biseda të ndershme dhe inteligjente, dy gjëra që jo të gjithë i kanë. Ndaj, ndërkohë që ky njeri ideal nuk vjen, e mbajnë veten të zënë me punë, duke u përqendruar në objektivat e tyre dhe mënyrën se si t’i realizojnë.