Transmetuar më 07-04-2021, 15:37

Vdekje e papritur kardiake. Kjo është përgjigjja e parë e mjekut Domenico Angelucci, i cili këtë mëngjes, në morgun e spitalit Chieti, kreu një autopsi mbi Celestina De Santis, një ish-infermiere 83-vjeçare italiane.

Ish-infermierja nga Lanciano (Chieti)  vdiq pasi kishte bërë vaksinën anti-Covid.

Gruaja u ndje e sëmurë dhe vdiq në 2 Mars, gjysmë ore pasi iu dha doza e dytë e vaksinës Pfizer.

Në lidhje me incidentin, Prokurori Publik i Lanciano (Chieti) hapi një çështje hetimi, si dhe urdhëroi ekzaminimet e nekopsisë. Nga rezultatet e para të autopsisë thuhet se nuk ka asnjë lidhje ndërmjet vdekjes së zonjës dhe vaksinës që ajo kishte marrë.

Por si në çdo rast, ekspertit mjekësor i duhen 90 ditë për të kryer hetime të mëtejshme./a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd