Pezullimi i fluturimeve, reagon Basha: Rama i vetmi përgjegjës, të ndalë kërcënimet dhe të ndërpresë menjëherë grevën
Transmetuar më 07-04-2021, 14:52

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas bllokimit të punës nga kontrollorët dhe për pezullimin e fluturimeve në Aeroportin e Rinasit.

Basha shkruan në “Twitter” se Rama e di që do të humbasë, ndaj po përdor çdo marifet të pisët.

Teksa e cilëson Ramën të vetmin përgjegjës për situatën, Kreu i Opozitës i bën thirrje të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve dhe ta ndërpresë menjëherë grevën.

“Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë.

I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij”, shkruan Basha./K.B/NOA.al