Transmetuar më 07-04-2021, 13:48

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e dyta në listë për qarkun e Tiranës ka publikuar një foto me një tjetër kandidate në listën e PD-së për kryeqytetin.

Bëhet fjalë për Anduena Qefalia, e 29-ta në listat e PD-së për qarkun e Tiranës, të cilën Jorida Tabaku e ka pasur shoqje kur ato studiuan së bashku në Fakultetin e Ekonomisë.

Pas shumë vitesh fushata i bashkoi sërish, por tashmë si kandidate për deputete.

“Kënaqësi që pas kaq shumë kohësh të kisha një foto me Anduena Qefalia”, tha Jorida, teksa ndau edhe një foto me Anduenën.

“Fotoja e fundit mes nesh daton në kohën kur ndiqnim bashkë studimet në fakultetin e Ekonomisë”.

“Kënaqësia është më e madhe kur sot jemi bashkë në sfidën për një Shqipëri më të mirë, për një grua më të fortë, një familje më të shëndetshme dhe një Shqipëri që Fiton”.

“Votoni PD! Voto numrin 9! Shqipëria Fiton! Grua e fortë! Shqipëri e Fortë!”, ishte mesazhi që bëri publik Jorida Tabaku, në rrjetin social Facebook.

/a.m/NOA.al