Bëhet baba për herë të parë, Ish-deputeti i Partisë Demokratike: I bekoftë zoti çdo fëmijë të vendit
Transmetuar më 07-04-2021, 13:37

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është bërë baba për herë të parë.

Lajmin e gëzueshëm e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale.Krahas shkrimit ku bën me dije ardhjen në jetë të djalit të tij, Klevis Balliu ka publikuar dhe një foto teksa duket me të voglin duke e mbajtur në krahë.

“Sot unë dhe bashkëudhëtarja e jetës time jemi bërë prindër për herë të parë.

Plot emocione, lumturi ishte takimi me ty biri im, takim që nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë.

Por këtë moment nuk mund të mos e ndaja me ju miqtë e mi të mirë në kohë të bukura dhe të vështira”, shkruan Balliu.

Postimi i Klevis Balliut:

Të dashur miq.

Sot kam vendosur të ndaj me ju lajmin më të rëndësishëm, më të lumtur të jetës time.

Sot unë dhe bashkëudhëtarja e jetës time jemi bërë prindër për herë të parë.

Plot emocione, lumturi ishte takimi me ty biri im, takim që nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë.

Por këtë moment nuk mund të mos e ndaja me ju miqtë e mi të mirë në kohë të bukura dhe të vështira.

Zoti bekoftë çdo fëmijë dhe çdo prind të këtij vendi./S.H /NOA.al