Transmetuar më 07-04-2021, 13:26

Britania e Madhe po vijon vaksinimin e popullsisë me ritme të shpejta, ndërsa pritet që gjatë majit të nisë hapja e disa bizneseve që aktualisht janë të mbyllura.

Mjeku shqiptar në Londër, Adrian Fandi tregoi se numri i të shtruarve në spitale është drejt rënies.

Por, procesi i vaksinimit apo masat e rrepta shtrënguese i kanë meritat për uljen e shifrave në Britaninë e Madhe? Sipas Fandit, 90 për qind të rolit e luajnë vaksinat, ndërsa 10 përqindëshi i mbetur mund t’i atribuohet masave shtrënguese.

Në Britani pjesa më e madhe e të vaksinuarve kanë marrë vetëm dozën e parë, dhe kjo sipas mjekut ndikon pozitivisht në uljen e fataliteteve. Por gjithsesi, theksoi ai, doza e dytë është më se e nevojshme.

“Ndjek pacientët e mi, që e kanë bërë vaksinën. Kanë bërë testin e antitrupave, ka pasur pacientë që nuk kanë krijuar imunitet që mund të kenë ilaçe e imunitet të dobët, por  ka të tjerë, pacientë normalë, që kanë fituar imunitet. Por doza e dytë duhet. Ka pasur njerëz që janë sëmurur, por japin sëmundshmëri më të ulët”, tha ai në një lidhje “online”, në ABC.

Megjithatë, nëse flasim për Shqipërinë, kohëve të fundit është vënë re një rënie e numrit të të shtruarve në spitale, edhe pse niveli i vaksinimit nuk mund të krahasohet me Britaninë e Madhe. Ajo që po ndikon në uljen e rasteve me klinikë në vendin tonë, sipas Adrian Fandit, është imunizimi natyror.

Mjeku tha se duke qenë se ka pasur njerëz që nuk i kanë respektuar masat, në Shqipëri ka vepruar seleksionimi natyror. Më të dobëtit u mposhtën nga sëmundja, dhe të tjerët u iminuzuan.

“Ka ndikuar imunizmi natyror. Kur Boris Johnson para një viti tha që ata do të jetojnë do të imunizohen…njerëzit qeshën. Ndodhi një farë seleksionimi natyror. /a.m/NOA.al