Transmetuar më 07-04-2021, 08:27

Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Një 25-vjeçar me inicialet Rr.H u arrestua nga ‘’Shqiponjat’’ pasi u kap me kanabis dhe armë.

52-vjeçari E.L, gjithashtu është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje në bashkëpunim.

Nga ana tjetër 3 të tjerë janë arrestuar pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur, kurse njëri ishte pa leje përkatëse.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Rr. H., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe 1 armë e ftohtë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë ndalimi i shtetasit E. L., 52 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

B.S., 38 vjeç dhe Sh. I., 48 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;

B.L., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;

Xh. H., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./K.B/NOA.al