Aksident i rëndë në Lushnje, vdesin 2 persona
Transmetuar më 06-04-2021, 20:04

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Lushnje.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:30, në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, në fshatin “Gurrëz e vogël”.

Dyshohet se një automjet tip “Reno”, ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë dëmtuar dhe kanë ndërruar jetë drejtuesi dhe pasagjeri në mjet.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./noa.al/

Përditësim

Për Ilir Shabanin dhe Mihal Janin sot për fat të keq ishte dita e fundit e punës. Ata humbën jetën tragjikisht në një aksident rrugor, raporton noa.al.

Ngjarja ndodhi sonte rreth orës 18:30, në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, në fshatin “Gurrëz e vogël”.

Policia tha se automjeti tip Renault" ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë dëmtuar dhe kanë ndërruar jetë drejtuesi dhe pasagjeri në mjet.

Grupi hetimor tha se po punon për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ilir Shabani dhe Mihal Jani ishin që të dy elektricistë të OSHEE dhe ktheheshin nga puna.

Një prej viktimave, edhe pse 2 orë e gjysmë pas aksidentit, pak para orës 21 ende ndodhej i pajetë në zonën ku ka ndodhur aksidenti, raportoi TV Klan. Ky fakt ka irrituar mjaft familjarët e tyre. Një prej personave që ndodhej në makinë është marrë nga ambulanca e spitalit të Lushnjes. Ai ka ndërruar jetë pak minuta më pas, rrugës për në spital.

Pas kësaj, autoambulanca që duhet të merrte dhe personin tjetër nuk ishte kthyer më në vendngjarje. Sipas informacioneve nga spitali, 3 autoambulancat e spitalit të Lushnjes nuk erdhën në kohë pasi ishin të zëna me urgjenca të tjera mjekësore.”