Transmetuar më 06-04-2021, 16:57

Fronti i fuqishëm Arktik ka mbërritur në veriperëndim të Ballkanit duke kushtëzuar reshje bore në Slloveni dhe Kroaci.

Fronti po përparon në drejtim të juglindjes së Gadishullit. Fronti i fuqishëm arktik ka përfshirë gati tërë Evropën duke rikthyer dimrin, ndërsa priten ulje të theksuara të temperaturave dhe acar arktik.

Ulje të temperaturave priten në rajon nga orët e hershme të mëngjesit, ndërsa reshje të dendura bore priten në shumë vise të Kosovës, verilindje të Shqipërisë, ë veri të Malit të Zi, Bosnjë, Kroaci, Slloveni etj.

Në viset tjera të Shqipërisë, Malit të Zi dhe në Maqedoninë Veriore priten kryesisht reshje shiu dhe të intensitetit kryesisht të dobët, përpos viseve kodrinore-malore ku priten reshje bore. Reshje të lehta bore mund të ketë edhe në disa ultësira në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore.

Në ver t% Shqipërisë dhe Kosovë pritet edhe krijimi i shtresave të borës, madje në disa vise parashikohen shtresa të trasha bore sidomos gjatë orëve të vona të së mërkurës. Gjatë ditës së mërkurë pritet një dimër i vërtetë, por reshjet do të vijnë duke u pakësuar dhe lokalizuar gradualisht.

Reshjet më të dendura të borës priten në veri të Kosovës dhe disa vise të Drenicës dhe Dukagjinit, ndërsa reshjet më të pakta priten në lindje dhe juglindje të vendit.

Nga e enjta pakësim e reshjeve por do të kemi acar arktik gjatë natës dhe mëngjesit, ndërsa edhe dita do të jetë mjaft e ftohtë.

Ngritje të temperarurave dhe stabilizim i motit pritet për fundjavë.

(Foto: Nga dëbora e dy ditëve më parë në Tropojë)

/a.m/NOA.al