Transmetuar më 06-04-2021, 15:54

Pelegrinazhet në Mekë do të pranohen vetëm për myslimanët të cilët provojnë se janë imunizuar kundër Covid. Autoritetet Saudite e bënë të ditur këtë, duke shpjeguar se cili do të jetë kushti i vetëm për të bërë pelegrinazhin në vendin e shenjtë të Islamit.

Ministria e haxhit dhe umres (dy llojet e pelegrinazheve të lejuara) ka njoftuar se do të ketë tre kategori njerëzish që konsiderohen "të imunizuar": ata që kanë marrë dy doza të vaksinës; ata që u është dhënë një dozë e vetme të paktën 14 ditë më parë; dhe ata që e kanë kaluar virusin me sukses.

Vetëm këta njerëz do të kenë të drejtë për marrë leje për të marrë pjesë në lutjet në Xhaminë e Madhe në qytetin e shenjtë të Mekës. Të njëjtat kushte do të zbatohen për xhaminë e Profetit edhe në Medine.

Arabia Saudite raportoi më shumë se 393,000 infeksione dhe 6,700 vdekje nga Covid-19, ndërsa qeveria tha se kishte administruar më shumë se 5 milion vaksina në një vend me një popullsi prej 34 milion.

Pelegrinazhi në Mekë zakonisht tërheq miliona myslimanë nga e gjithë bota çdo vit.

/a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd